Gjermani - Medvedev Shpreson Që Irani Të Dëgjojë Komunitetin Ndërkombëtar Për Çështjen Bërthamore
MESEBERG (Gjermani), 5 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev shprehu besimin se Irani do të dëgjojë zërin e komunitetit ndërkombëtar pasi OKB-ja ka përgatitur sanksione të reja kundër Teheranit për projektet bërthamore.
"Situata është, që ekziston një marrëveshje mbi sanksionet'', deklaroi Medvedev në një konferencë shtypi në përfundim të një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel në rezidencën e pritjeve në veri të Berlinit.
"Ne shpresojmë që drejtuesit iranianë të dëgjojnë zërin e komunitetit ndërkombëtar'', shtoi ai./
/ec/