English

Hungari - Përmbytje - Situata Ende Kritike Në Verilindje

BUDAPEST, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Situata vazhdon të jetë ende kritike sot në verilindje të Hungarisë pas shirave që vazhdojnë që prej fillimit të majit dhe vërshimeve të lumenjve duke bërë t detyruar evakuimin e mijëra personave, njoftojnë autoritetet. "Përgjatë lumenve Hernad, Sajo dhe Boldva, rreth 2 300 persona janë evakuuar për shkak të ujit që përmbyti shtëpitë në qytetet dhe fshatrat e rajonin Borsod-Abauj-Zemplen", deklaroi zëdhënësi i shërbimeve të ndihmës", Tibor Dobson. Më tepër se 12 000 persona, policë, ushtarë dhe zjarrfikës, janë angazhuar në operacione kundër përmbytjeve, pika kulminante e të cilave është parshikuar për sot pasdite, shtoi Tibor Dobson. Në Budapest janë ndaluar lundrimet në Danub për shkak të vërshimit të tij, ndërkohë që lumenjtë e ishullit Margarita, një vend i frekuentuar nga turistë në qendër të kryeqytetit hungarez, janë mbrojtur me thasë me rërë në një gjatësi prej 1 500 metra. Përmbytjet shkaktuan vonesa në trafikun hekurudhor dhe disa autobusë janë vënë në shërbim, sidomos në verilindje, njoftoi Tibor Dobson. Bujqësia është dëmtuar gjithashtu nga shirat e vazhdueshëm, pasi ekspertët presin një rënie prej rreth 40 për qind të prodhimit lidhur me pemët frutore. Megjithatë, shiu pushoi që dje dhe pritet që koha të mbajë gjatë javës së ardhshme, njoftojnë shërbimet meteorologjike. Reshjet e shiut vazhdojnë që prej një muaji në Hungari, ku krahinat veriore dhe verilindore janë të përmbytura nga uji dhe të gjithë lumenjtë kanë dalë nga shtretërit. Gjatë muajit maj, ka rënë rreth 220 milimetër shi për metër katror, ose po aq sa gjatë gjithë vitit, njoftojnë shërbimet meteorologjike. Në verilindje, niveli i reshjeve ka arritur rekordin prej 273 mm për m2. /I.Pu.
KOMENTE