English

Hungari - Sekretari I Shtetit: Vendi Mund Të Vetëfinancohet (2)

MILANO, 5 qershor /ATSH-ANSA/ - Kapaciteti i qeverisë hungareze për të financuar shpenzimet "nuk është në pikëpyetje", deklaroi Varga, duke theksuar se vendi synon të ndjekë objektivat për reduktimin e deficitit deri në 3.8 për qind që është caktuar nga Bashkimi Evropian. Gjatë konferencës për shtyp, Varga paraqiti ndër të tjera konkluzionet e një grupi studiuesish që kanë ekzaminuar deklaratat e qeverisë se re sipas të cilave administrata paraardhëse kishte manipuluar të dhënat ekonomike. "Hungaria - theksoi Varga - duhet të veprojë menjëherë për të përmbushur objektivat pasi qeveria e mëparshme e gënjeu vendin". Kryeministri hungarez, Viktor Orban, thirri një mbledhje emergjence të kabinetit për të diskutuar mbi rezultatet e grupit të studimit. Më 21 maj Varga deklaroi se "me situatën e qeverisë së mëparshme deficiti sot mund të arrinte deri në 7.5 për qind të PBB-së". Zëdhënësi i kryeministrit Orban, deklaratat e të cilit sakatuan dje një kundërgoditje për bonot e shtetit hungarez, këmbimin e monedhës vendase dhe tregjet financiare në përgjithësi, shpjegoi dje se "të dhënat financiare ishin falsifikuar dhe manipuluar". /e.v/
KOMENTE