Nju Jork, 5 qershor, NOA - Shefja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se Izraeli mund të përballet me përndjekje për shkak të vërsuljes vdekjeprurëse në flotiljen humanitare, e cila rezultoi me vdekjen e nëntë aktivistëve pro-palestinezë.
Navi Pillai shtoi se ajo do t'ia përcjellë kërkesën e tillë Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, dhe se beson që bllokada izraelite e Gazës e shkel ligjin ndërkombëtar.
Pillai, e cila për katër vjet shërbeu si gjyqtare në GJNK-së, i bëri këto komente në Kampala, ku merr pjesë në një konferencë të gjykatës.
m.xh/NOA