Uashington, 5 Qershor, NOA – Gjenerali amerikan në pension James Clapper, pritet që të emërohet zyrtarisht nga presidenti amerikan, Barak Obama, si kreu i ri i shërbimeve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit, parashikohet që ta zërë këtë vend të rëndësishëm në strategjinë drejtuese të shtetit amerikan, duke zëvendësuar paraardhësin e tij, admiralin Dennis Blair, i cili dha dorëheqjen në muajin maj.
Kjo pasi ndërsa ai ishte në detyrë, u konstatuan dështime në rrjetin e sigurisë.
Burime pranë Shtëpisë së Bardhë kanë bërë me dije për media amerikane se Clapper do të mbikëqyrë 16 agjenci të inteligjencës dhe pritet të emërohet sot në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.
n.e/NOA