English

Kosovë- Dita Botërore E Mjedisit, Në Mitrovicë Do Të Mbillen 20 Mijë Fidanë Brenda Katër Vjetëve

PRISHTINË, 5 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Në Mitrovicë brenda katër vitesh do të mbillen 20 mijë fidanë drurësh, aq sa është numri i familjeve në këtë qytet, thanë drejtuesit e komunës sot në Ditën Botërore të Mjedisit. Aksioni nisi sot me një projekt të 1 mijë fidanëve, mbështetur nga drejtoresha e UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani, e cila bashkë me kryetarin e komunës, Avni Kastrati, mbollën disa fidanë në sheshin "Isa Boletini". Të 1 mijë fidanët do të mbillen brenda 18 ditësh, kryesisht në qendër të qytetit dikur me industri të zhvilluar, nga e cila ka mbetur edhe më tej problemi i ndotjes së ambientit. Lubrani shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti në Mitrovicë dhe premtoi se UNDP-ja do të vazhdojë edhe në të ardhmen që të ndihmojë për tejkalimin e sfidave mjedisore në këtë komunë. /s.s./
KOMENTE