English

Kosove - Thaçi: Opinioni I Gjnd-Se Per Legjitimitetin E Pavaresise Do Te Pasohet Me Njohje Te Reja

PRISHTINË, 5 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, i cili pritet të ndodhë në korrik të këtij viti, do pasohet me njohje të reja, është shprehur optimist kryeministri Hashim Thaçi sot pas kthimi nga Finlanda. Gjatë viztës zyrtare në Finlandë, kryeministri Thaçi ka takuar kryeministrin finlandez, Matti Vanhanen, ministrin e Jashtëm, Alexander Stubb dhe ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari. Kryeministri Thaçi tha se Finlanda ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme për ndërtimin e shtetit të Kosovës, avancimin e proceseve integruese në NATO dhe në BE. "Në takim me z. Ahtisaari janë shtruar çështjet e angazhimeve për njohjet e reja të shtetit të Kosovës, menjëherë pas opinionit të GJND-së", tha ai. "Prezantimi i opinionit të GJND-së do të shënojë një kapitull të ri për Kosovën, të perspektivës integruese konkrete të axhendës evropiane", theksoi kryeminsitri Thaçi. Z. Ahtisaari në takim me kryeministrin Thaçi, siç ka njoftuar zyra e shtypit e qeverisë gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën në rrugën e ndërtimit të pavarësisë së saj. Ahtisaari ka shprehur bindjen e tij të plotë se Propozimi i tij Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës ka qenë e vetmja alternativë për Kosovën dhe vazhdon të jetë mbështetës i pavarësisë së Kosovës. /a.ke/
KOMENTE