Berlin, 5 qershor, NOA – Kur flasim se edhe Gjermania do të përfshihet nga rritja e taksave dhe shkurtimet e mëdha, atëherë mund ta themi pa frikë se kriza ka prekur këdo dhe ka arritur kulmin e saj në Evropë.
Kështu, ditën e nesërme një takim i kabinetit federal pritet që të vendosë mbi buxhetin e vitit 2011 dhe planin financiar deri në vitin 2014, duke parashikuar brenda këtij plani shkurtime të mëdha dhe rritje taksash.
Bëhet me dije, se plani i shkurtimeve parashikon një reduktim shpenzimesh të 60 miliardë euro deri në vitin 2016 për shtetin gjerman.
Por jo të gjithë duket se janë dakord me kursimet, duke parashtruar se janë disa fusha, si arsimi përshembull, ku thuhet se shteti gjerman nuk duhet të kursejë.
"Kursime nuk duhet të bëhen në sektorë, të cilët si të thuash janë të lidhur me të ardhmen. Këtu bën pjesë veçanërisht arsimi dhe fusha të ngjashme", mësohet të jenë shprehur ekspertë gjermanë të buxhetit.
n.e/NOA