English

Kriza - Greqi - Sindikatat Sërish Manifestime Kundër Reformës Së Pensioneve

ATHINË, 5 qershor /ATSH-ANSA/ - Sindikatat greke dalin sot sërish në sheshe kundër planit të kursimit dhe reformës së pensioneve që qeveria po përgatitet t'i çojë për shqyrtim në parlament. Ndërsa punonjësit e sektorit turistik kanë njoftuar për greva të ardhshme, konfederatat e punonjësve të sektorit publik, Adedy dhe ajo e sektorit privat, Gsee, kanë organizuar sot një manifestim të madh në qendër të Athinës që do të marshojë deri te parlamenti. Sot në Athinë dhe në pjesën tjetër të vendit, proteston e vetme edhe sindikata komuniste Pame, ndërsa të gjitha forcat sindikaliste po përgatiten për një grevë të re të përgjithshme kundër masave të ashpra të qeverisë në momentin kur këto do të shqyrtohen nga parlamenti. /e.v/
KOMENTE