English

Marina Izraelite Intercepton Një Anije Me Ndihma Për Gazën

GAZA, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Anija e mallrave ''Rachel Corrie'', e marrë nga një organizatë irlandeze, u interceptua sot nga marina izraelite, njoftuan burime të ndryshme. "Rachel Corrie' u interceptua 35 milje detare nga Gaza", thanë burimet. Megjithatë, ushtria izraelite nuk e ka konfirmuar lajmin. Me 15 persona në bord, me kombësi irlandeze dhe malajziane, si edhe me 1 000 tonë ndihma, ''Rachel Corrie'' duhej të bënte pjesë në flotiljen humanitare që u ndalua të hënën nga Izraeli./ a.jor.
KOMENTE