English

Meta: Vizat Brënda Vitit, Ps Të Kontribuojë

TIRANE, 5 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - "Tre çështjet e përcaktuara nga Komisioni Europian, pa asnjë diskutim do të përfundojnë në javët e ardhshme", është shprehur zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta, gjate një emisioni televiziv, duke theksuar i bindur se procesi për liberalizmin e vizave do të përfundojë brënda këtij viti. Ai deklaroi se "procesi është teknik, pavarësisht zhvillimevet politike në Shqipëri, në Bosnjë apo vende të tjera". Sipas tij, situata politike në vënd nuk do të ndikoje në liberalizmin e vizave. "Por kjo nuk do të thotë se situata politike duhet të jetë kjo që është", tha ndër të tjera ministri Meta. Duke i cilësuar politike dhe të pasinqerta akuzat e PS-së, Meta shtoi se procesi i lberalizimit të vizave u përket të gjithë shqiptarëve, ndaj opozita duhet të kontribuojë të paktën, në fund të këtij procesi . "Në këtë pikë, dëshiroj që t'u bëjë apel të gjithëve, veçanërisht opozitës, që të kontribuojë pozitivisht, sepse integrimi në BE është një qëllim kombëtar për gjithë qytetarët shqiptarë", tha ai. Meta shtoi se vendosmëria e qeverisë edhe në luftën kundër fenomeneve negative është e jashtëzakonshme, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar është në nivele të ngushta, jo vetëm me BE dhe ShBA, por po punohet shumë edhe me vendet e rajonit. "Kjo arrihet duke forcuar institucionet e shtetit dhe padyshim që nëse bëhet kjo, do të arrihen ato parametra sigurie, transparence dhe kredibiliteti", shtoi ai. Zv.Kryeministri, e cilësoi të suksesshëm Samitin e Sarajevës vecanërisht pjesmarrjen e Kosovës."Ndryshe nga Samiti i Bërnos, këtu ishin të gjithë, ishte Kosova, ishte dhe Serbia. Dhe ky nuk është një sukses i pakët, kemi për të herë të parë një gjithëpërfshirje, kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, përfundoi ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta./n.m/
KOMENTE