English

Moto GP:Valentino Rossi rrëzohet në prova, thyen këmbën

Firenze, 5 Qershor, NOA – Mbyllet përfundimisht keq fundjava e moto Grand Prix në Itali, për mitin italian Valentino Rossi.

Rossi nisi provat këtë të shtunë, me një kokore të re dhe deri 15 minuta para përfundimit të radhës ishte i treti, ndërsa garën e udhëhiqte Jorge Lorenzo.

Por, rrëzimi i tij gjatë provave të lira të moto GP-së në Muxhelo i ka shkaktuar fraktura të rënda në gjurin dhe kërcirin e këmbës së djathtë.

Rossi deri 15 minuta para përfundimit të radhës ishte i treti, ndërsa garën e udhëhiqte Jorge Lorenzo.

Lajmin e bëri të ditur doktor përgjegjës i kampionatit botëror të motoçiklizmit, Claudio Costa.

"Thyerja është më serioze nga ç’prisnim”, deklaroi Costa.

“Ne shpresojmë se do të jetë në gjendje të ringjallet pas kësaj frakture dhe dhimbjeje, të këmbës së djathtë”, nënvizoi doktori, i cili nuk dha më shumë hollësi për dëmtimin, kohën klinike që do të marrë.

Valentino Rossi u transportua me helikopter për në spitalin e Firencës, për tu mjekuar.

Ai do të operohet nga një profesor i njohur, por koha e shërimit pas operimit të këmbës do t’i marrë gjashtë deri në tetë javë.

Provat e lira për Çmimin e Madh të Italisë u fituan nga spanjolli i “Yamaha”, Jorge Lorenzo.

mit/NOA

KOMENTE