Luiziana, 5 Qershor, NOA - Presidenti amerikan Barak Obama ka mbërritur për herë të tretë në Luiziana, për të inspektuar nga afër gjendjen katastrofale të shkaktuar nga rrjedhja e naftës në det, në zonën e Gjirit të Meksikës.
Presidenti Obama ka thënë se situata e krijuar nuk është aspak e lehtë dhe se “British Petrolium”, kompania që merret me nxjerrjen e naftës në këtë zonë, duhet të mendohet mirë për kompensimin e banorëve të dëmtuar prej kësaj fatkeqësie natyrore.
“Ata kanë obligime morale dhe ligjore në këto zona për dëmet që janë bërë dhe nuk dua të dëgjoj se sa para po shpenzojnë me aksionerët, apo shpenzimet për reklamat televizive, kur ata po paguajnë shuma tejet të vogla për peshkatarët apo bizneset e vogla këtu të cilët po përballen me vështirësi”, apeloi Obama nga bregdeti i Luizianës.
E ndërsa presidenti Obama vizitoi zona të Gjirit të Meksikës, nafta që ka arritur në brigjet e Luizianës, Alabamës dhe Misisipit duke shkatërruar botën e gjallë, tashmë po arrin edhe në plazhet e Floridës.
n.e/NOA