English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 5 Qershor /ATSH/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e shtunë, në shtypin shqiptar: Gazeta "Shqip": FULE: PRESIM ZGJIDHJEN PS-PD Kur kanë kaluar dy javë nga takimi i Strasburgut mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, me ndërmjetësimin e komisionarit për Zgjerimin, Stefan Fule, gjithçka duket se është në vendnumëro. Palët në Shqipëri nuk po thonë asgjë të re për arritjen e ndonjë rezultati konkret edhe pse është bërë e qartë se kjo mund të rrezikojë statusin e vendit kandidat. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Oficerët për gradat: Lista u shpall dhe u zhduk pas 6 orësh I sëmuri mendor bën masakër në spitalin e Vlorës / Plagos tre punonjëse Intervistë / Beja: Opozita çoi krizën e brendshme në Bruksel Gazeta "Shekulli": PS< PROTESTA NËSE NUK KA ZGJIDHJE Berisha ikën në Gjermani, Rama tur falënderimesh: Rruga e protestave është e hapur. Partia Socialiste është e gatshme t'i rikthehet protestave nëse zgjidhja e dëshiruar nuk do të vijë nëpërmjet dialogut. Kreu socialist Edi Rama, në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët ka pohuar dje se opozita nuk tërhiqet nga beteja e saj dhe se protesta mbetet një opsion i mundur për sa kohë që maxhoranca vijon të bëjë veshin e shurdhër për kërkesën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Intervista / Ramiz Alia: Pse vrau veten Mehmet Shehu Gjykata greke: Liljana Kondakçi të ekstradohet në Itali - Këngëtarja u dënua me dy vjet e 8 muaj Vendimi / Gjykata heq sekuestron e Gërdecit "Gazeta Shqiptare": PAGAT DHE PENSIONET - BIE PREMTIMI, TANI RRITEN SA INFLACIONI ME 3 % Berisha tërhiqet, në mars lajmëroi rritje me 10 % për pagat dhe pensionet, në maj shifra reduktohet. Ministria e Financave paralajmëron se në qershor do të ketë vetëm indeksim të tyre. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Valbona Çoba: Emocion kur u vesha nuse, dua të kem një fëmijë Ultimatumi / Fyle: Krizën ta zgjidhin Berisha-Rama. Kreu i PS: Gati protesta Opinioni i ditës / Nga Anila Basha: Dështimi i grevës së PS-së Gazeta "Koha Jonë": KAOS RRUGOR NË KRYEQYTET; BANORËT: RAMA ËSHTË ÇMENDUR Eksperimentet e njëpasnjëshme të Bashkisë, drejtuar nga kreu socialist, sjellin rrëmujë në trafikun e Tiranës dhe reagime të ashpra të qytetarëve. PD: Rrugët janë kthyer në burim vuajtjesh. Reagon PS: Qeveria kërkon të largojë vëmendjen, nga kriza politiko-ekonomike. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Lista emërore e aplikantëve për punësim sezonal në Greqi Kodi i Punës / Ekspertët: Greva u urisë, pagesa ndalohet me ligj Debati / Ministri Arben Imami: Rrëzimi i Kostës ishte votim politik Gazeta "Panorama" ZBARDHEN AFATET E BE-SË PËR HEQJEN E VIZAVE Kontrolli në Korrik / Misioni i fundit i BE-së do vizitojë Tiranën javën e parë të korrikut për 24 orë, për të parë realizimin e tre kushteve të fundit. Brenda gushtit hartohet raporti përfundimtar. Radha e veprimeve në shtator, tetor dhe nëntor. Ministri Basha: "Asnjë vend i BE-së nuk është skeptik. Nuk ka pengesa politike për procesin". Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Klodi ngre shoqatë homoseksualësh; Uithers: Politikanët heshtën në rastin e tij Ramiz Alia: Testamenti që më la Enveri dhe mëkati i Mehmet Shehut Vrasja në gjykatën belge, autori s'ishte shqiptar
KOMENTE