English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 5 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" Anglezët kërkojnë hise në Trepçë - Anglezët pretendojnë se është pronë e tyre. Burime të Express'it thonë se Princi Michael i Kentit me një delegacion biznesmenësh nga Britania e Madhe ka ardhur në Kosovë për të dëshmuar pronësinë mbi minierën Trepça. Në AKP s'dinë gjë. Faktet historike tregojnë se kompania angleze Selection Trust Ltd. ka eksploruar mes dy luftërave botërore këtë minierë. Tituj të tjerë: Juristi i matur - Gjuha që është duke përdorur Presidenti Fatmir Sejdiu për betejën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u ngjet togfjalëshave të përsëritura në dhjetë vitet e fundit. Në takimin me Kryeprokurorin e Shtetit dhe atë të EULEX'it, fjalët më të forta që i tha Presidenti Sejdiu ishte refreni për sundim të ligjit. Parazitët e Universitetetit Rasti i Isës - Isa Mustafa mund ta shfrytëzojë Këshillin e Përgjithshëm të shtunën për të inicuar zyrtarisht idenë për daljen e LDK'së nga Qeveria. Por, kolegë të tij pohojnë se kjo nuk do të ndodhë. Ali Lajçi madje thotë se as Isa Mustafa, e as Fatmir Sejdiu nuk kanë ndonjë alternativë nëse do të prishej koalicioni. Përsëritja parlamentare "Koha Ditore" Gjatë javës së ardhshme, rezultatet e para nga hetimet e EULEX-it në "rastin Limaj" dhe në rastet e dy ministrave të tjerë - Arrestimet pritet të nisin javën e ardhshme - Burime diplomatike kanë bërë të ditur për "Kohën Ditore" se hetimet e EULEX-it kanë ardhur deri në fazën që gjatë ditëve të ardhshme pritet të behen arrestimet e para. Nuk është mohuar mundësia që të arrestuarit të jenë nga "rasti Limaj", mirëpo hetuesit e EULEX-it janë duke hetur intensivisht edhe dy ministra të tjerë Tituj të tjerë: EULEX: Kryeministri ka ndërhyrë direkt në drejtësi "EULEX-i joserioz, heton me dëshmi të personit të vdekur" (Pjesë nga intervista e kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në "Rubikon") Legjislativi kritikon dhe miraton në parim Projektligjin e punës Zani i zi - Shkruan: Flaka Surroi Foto lajmi: Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka takuar të premten Ismet Kabashin, kryeprokuror i Shtetit, dhe kreprokurorin e EULEX-it, Johannes Van Vreeswijk. "Ajo që unë u përcolla mesazh është që do të kenë mbështetjen time të parezervë, gjithmonë me porosinë elementare, politika të mos ketë ndikesë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës", ka deklaruar Sejdiu "Zëri" Frikë nga luftimi i korrupsionit - EULEX është nën presion nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar që frikohet se hetimet e ministrave mund të ndikojnë në stabilitetin politik Tituj të tjerë: LDK ballafaqohet me vetvetën Zvogëlimi i buxhetit, dështojnë projektet KQZ shumë shpejt me kryesues Shefat e prokurimeve të paprekshëm - Ndërmarrjet publike thonë se shefat e prokurimeve nuk janë ftuar për ta deklaruar pasurinë Editoriali - Ku i morët paratë Kuvendi peng i numrave "Infopress" Kosova në BE përkrah Rumanisë - Intervistë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi Tituj të tjerë: Përkrahje Prokurorisë Miratohet projektligji i punës - Deputetët e Kuvendit në mënyrë unanime kanë miratuar projektligjin e punës, të cilin e kanë konsideruar si njërin ndër projektligjet më të rëndësishme Promovim, vetëm ata që sollën vota - Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e ardhshme brendapartiake, do t'i avancojë të gjithë ata që kanë sjellë vota për këtë parti në zgjedhjet e fundit lokale Mitrovica në media vetëm kur ka incidente "Epoka e Re" Sot, shansi - Këshilli i Përgjithshëm është shans për forcimin e LDK-së - Flet Eqrem Kryeziu, nënkryetar i partisë Tituj të tjerë: Sejdiu: Politika, jashtë sistemit gjyqësor Kantonizimi i Kosovës, synim taktik apo realizim faktik! Fuad Ramiqi kthehet shëndosh e mirë në Kosovë - Pas lirimit nga autoritetet izrelite, ka dhënë detaje në lidhje me incidentin që ka ndodhur më 31 maj, kur komandot izraelitë sulmuan anijet që po bartnin ndihma humanitare në Rripin e Gazës "Tribuna shqiptare" EULEX publikoi raportin vjetor të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit të institucioneve të Kosovës - "Drejtësia po çalon" Tituj të tjerë: Tiranë - Liberalizimi këtë vit - Lulzim Basha ka siguruar qytetarët shqiptarë se liberalizimi i vizave me BE-në do të bëhet gjatë këtij viti. Prishtinë - KQZ me kryetar të ri Shkup - Zëri shqiptar duhet unifikuar Paralajmërohet zgjidhje e ngërçit politik "Kosova Sot" Dy milionerët e gjykatave - Një gjyqtar i një gjykate komunale dhe një i Gjykatës Kushtetuese kanë deklaruar pasuri në vlerë mbi 1 milion euro Tituj të tjerë: 50 milionë humbje në Veri Ish-ministri Bajrami kërkon miratimin e ligjit të Prishtinës Drejtësi e cunguar Editoriali - Një vendnumëro - Raporti i radhës i EULEX-it nuk sjell ndonjë gjë të re, por vetëm nxjerr në pah problemet e njohura në sistemin e drejtësisë kosovare. "Bota Sot" KFOR-i neutral vetëm ndaj Kosovës, jo ndaj Serbisë! - Takimi Bentler-Miletiq, shkelje e sovranitetit të Kosovës Tituj të tjerë: Sistemi prokurorial dhe gjyqësor duhet ta bëjnë punën e vet - Sejdiu: Askush nuk është mbi ligjin! Rugovizmi - LDK-ja e traditës dhe e të ardhmes - Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm Letër Renzo David-it, shef i "Komisionit Evropian" në Kosovë Sa para bën sinqeriteti i Bentlerit për 1244-shin? - Editoriali "Lajm" Raport mujor i aktivistëve të Lëvizjes "Vetëvendosje" - Nuk mbahen gjysma e ligjëratave (Në disa fakultete të UP-së) Tituj të tjerë: EULEX-i publikon raportin për punën e tij njëvjeçare - Drejtësia ka ngecur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënoi 85-vjetorin e themelimit - Anekdota e Presidentit Tregu i punës me defekte Në kërkim të gjurmëve të Lekës së Madh /s.s./
KOMENTE