English

Pd: Edi Rama Po Përpiqet Të Shndërrojë Krizën Personale, Në Një Krizë Imagjinare Për Shqipërinë

TIRANË, 5 Qershor/ATSH/.- Partia Demokratike hodhi poshtë sot pretendimet e Kryetarit të PS-së, Edi Rama, se vendi ndodhet në krizë, duke nënvizuar se "në kulmin e tsunamit ekonomik botëror, Shqipëria realizon një rritje prej 3.5% dhe rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve". Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, solli në vëmendje edhe rritjen e ndjeshme të eksporteve në 5-mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. "Krizën e tij personale, Edi Rama po përpiqet t'a shndërrojë në krizë imagjinare për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare. Në krizë nuk është një vend, që u votëbesua nga 27 ministrat e BE për të çelur rrugën e statusit të kandidatit, por është Edi Rama që bojkoton Parlamentin për muaj të tërë", tha Mëhilli./m.m/s.s./
KOMENTE