English

Qipro - Papa: Të Gjendet Një Zgjidhje E Drejtë

NIKOZI, 5 qershor /ATSH-ANSA/ - Angazhimi i të gjithëve për një zgjidhje të drejtë për problemet e Qipros, është çfarë kërkoi Papa Benedikti i XVI, gjatë një takimi sot me kryepeshkopin ortodoks qipriot, Chrysostomos II. Sot, në katedralen e peshkopatës ortodokse, Chrysostomos II e priti papën me fjalë shumë mikpritëse. Së bashku ata vizituan muzeun e ikonave, kishëzën private dhe apartamentin e Makarios III, kryepeshkop dhe presidenti i parë i Qipros së pavarur, dhe më pas u mbajt një drekë me delegacionet përkatëse. Benedikti i XVI, në një fjalim të shkurtër, deklaroi se "lutet për të gjithë banorët e Qipros, me ndihmën e Zotit, që ata të gjejnë urtësinë dhe forcën për të punuar së bashku për një zgjidhje të drejtë të problemeve që ende janë për t'u zgjidhur, për t'u angazhuar për paqen dhe ribashkimin, për të ndërtuar për gjeneratat e ardhshme një shoqëri që të dallohet për respektin e të drejtave të të gjithëve, përfshi të drejtën e pamohueshme të lirisë së ndërgjegjes dhe lirisë së besimit". /e.v/
KOMENTE