English

Raporti i OKB: Vdekshmëria foshnjore, problem në 1/3-ën e botës

Nju Jork, 5 Qershor, NOA – Ndërsa vetëm pesë vjet na ndajnë nga 2015-a, koha kur skadojnë objektivat e Sfidave të Mijëvjeçarit, vetëm tre të katërtat e 68 vendeve ku shtrihet ky projekt ambicioz i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kanë treguar shenja të përparimit mbi treguesin e lindshmërisë dhe ulje të vdekshmërisë, ndërsa të tjerët paraqiten ende shumë dobët.

Ky është rezultati i përfshirë në studimin e botuar në revistën “Lancet” këtë javë, ku thuhet se vetëm 19 nga 68 vende e lartpërmendura, duke përfshirë Brazilin, Kinën, Meksikën, Perunë, Nepalin, Egjiptin, Malavinë dhe Turkmenibë do arrijnë treguesit e lindshmërisë.

Ndërsa të tjerët kanë shënuar rritje të vdekshmërisë foshnjore nga 90 vdekje për 1000 lindje që ishte në 1990-ën, në 28 % më shumë.

Autorët e studimit, të udhëhequr nga Zulfiqar Bhuto i universitetit Aga Khan, me seli në Pakistan dhe Mickey Chopra nga UNICEF thekson se ka ende dallime të forta midis kombeve të ndryshme dhe gjithashtu brenda tyre, edhe pse disa rajone kanë ulur me sukses pabarazinë që ka vazhduar për shumë vite.

Sipas tyre, do të nevojitej ndërhyrja e drejtpërdrejtë në raste të planifikuara te komunitetet, ku plotësuese janë masat me vitamina si edhe vaksinimi kundër tetanozit, kollës së mirë dhe difterisë.

n.e/NOA

KOMENTE