English

Shba - Obama Emëron James Clapper Në Krye Së Shërbimeve Sekrete Kombëtare

UASHINGTON, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi sot se ka emëruar ish-gjeneralin James Clapper drejtor të shërbimeve sekrete kombëtare(DNI), ende në diskutim pas dorëheqjes së Dennis Blai, më 20 maj. "Pas rreth 40 vjetësh në shërbim të Amerikës, Jim është një ndër profesionistët më të lartë të shërbimeve sekrete, ,me më shumë përvojë dhe shumë i respektuar", deklaroi presidenti, kur prezantoi Clapper, ish-gjeneral i Forcave Ajrore, i cili që nga viti 2007 postin e nënsekretarit të Mbrojtjes për Shërbimet Sekrete. I emëruar nga ish-presidenti George W. Bush dhe i mbështetur nga Senati demokrat, ka qëndruar në post e këshilltarit kryesor i sekretarit të Mbrojtjes, Robert Gates për Shërbimet Sekrete. "Ai zotëron cilësitë që vlerësoj më shumë tek të gjithë këshilltarët e mi, vullnetin për t'u bërë të qartë zyrtarëve atë për të cilën duhet të jenë në dijeni, edhe pse kjo nuk është gjithmonë ajo që ata duan të dëgjojnë", theksoi Obama./ /i.p/
KOMENTE