Shba - Obama Premton Përdorimin E Të Gjitha Burimeve Për Largimin E Shtresës Së Naftës
GRAND ISLE (SHBA), 5 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama premtoi sot se do të përdorë të gjitha burimet që disponon qeveria që banorët e rajonit të Gjirit të Meksikës të kenë një jetë normale pas shtresës së naftës që përfshiu Gjirin e Meksikës.
"Ne do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që ne disponojmë për të mbrojtur brigjet, për të larguar shtresën e naftës, dhe për të bërë që kompania BP dhe ndërmarrjet e tjera të nisin restaurimin dhe gjelbërimin e këtij rajoni dhe për të ndihmuar njerëzit në Gjirin e Meksikë, të cilët po punojnë shumë për të ringritur bizneset e tyre'', deklaroi Obama.
Propozimet e tij u bënë që prej Grand Isle, një nga komunat më të prekura të Luisianës nga shtresa e naftës shkaktuar nga shpërthimi më 20 prill i një platforme nafte ''Deepwater Horizon'', rreth 80 kilometra nga brigjet./
/ec/