Shkodër: Hapet Sezoni Turistik Në Velipojë
SHKODËR, 5 Qershor/ATSH-G. Marku/-Komuna e Velipojës hapi të shtunën sezonin turistik për vitin 2010 me një program artistik të shkurtër për shkak të motit jo të favorshëm.
Kryetari i komunës, Nikollë Marku, foli investimet e bëra kohët e fundit nga qeveria në plazhin e Velipojës, plazhi me rërë më madh në Shqipëri. Sipas tij, plazhi i Velipojës ka ujë të pijshëm për 24 orë, ndërsa nga 20 mijë pushues që plazhi i Velipojës numëronte para 4-5 vitesh, sivjet do të akomodohen mbi 70 mijë pushues.
Në takim pershendetën edhe deputetët Gjokë Uldedaj, Astrit Bushati, Gëzim Dibra, etj./ch/