Siguri - Merkel Dhe Medvedev Për Thellim Bashkëpunimi Rusi-Be
MESEBERG, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Cancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus, Dmitri Medvedev propozuan sot të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë mes Moskës dhe Bashkimit Evropian.
Dy zyrtarët propozuan, përmes një memorandumi të nënshkruar gjatë një takimi dyditor në Berlin, që konsultimet e rregullta mes Moskës dhe Komitetit Politik dhe të Sigurisë, (COPS) të BE-së të zhvillohen në nivel shefash të diplomacive të BE-së dhe Rusisë, me krijimin e një "Komiteti Politik dhe të Sigurisë BE-Rusi".
"Ramë dakord të vazhdojmë konsultimet lidhur me çështjen. Dhe përcaktuam nivelin diplomatik të marrjes së këtyre vendimeve. Por, jo në kuadër të krijimit të një organi burokratik", deklaroi Medvedev, pas takimit me kancelaren amerikane në rezidencën e saj në Meseberg, në veri të Berlinit.
Për Merkel, bëhet fjalë ''për rritjen e dyanshme të të njëjtit nivel të marrëdhënieve që ekzistojnë tashmë mes BE-së dhe Rusisë" në fushën e sigurisë./
/i.p/