English

Stamboll - 10 000 Persona Protestojnë Kundër Operacionit Izraelit Ndaj Karvanit Humanitar Drejt Gazës

STAMBOLL, 5 qershor /ATSH-MIA/ - Rreth 10 000 persona protestuan dje në Stamboll kundër sulmit izraelit mbi karvanin ndërkombëtar me ndihma humanitare për Rripin e Gazës, në të cilin humbën jetën nëntë persona. Demonstruesit hodhën parulla të ndryshme për përkrahjen e Hamasit si "Poshtë Izraeli!" dhe "Rroftë Intifada!". Protestat filluan nga xhamia Bajazit, pas faljes së të premtes dhe ceremonisë përkujtimore për gazetarin Xhevdet Kallaçar, i cili humbi jetë gjatë sulmit izraelit të hënën. Arkivoli i gazetarit ishte i mbuluar me flamurin turk dhe atë palestinez./ a.jor.
KOMENTE