Çikago, 5 qershor, NOA – Pas 30 vjet kërkimesh, tashmë kancerit vdekjeprurës të lëkurës, melanoma, duket se i është zbuluar arma kundërgoditëse.
Sipas zbulimit të publikuar nga shkencëtarët në Kongresin e Amerikan të Onkologjisë molekulare, në Çikago, substanca e zbuluar që pritet të shërojë këtë turmor agresiv nuk, eshtë një vaksinë, por një terapi për të rritur imunitetin e organizmit ndaj këtij kanceri të rrezikshëm.
Rezultatet e eksperimenteve u realizuan në 125 qendra në mbarë botën.
Molekula me emrin Ipilimumab, u shqyrtua në të tria fazat e eksperimentit.
Në këtë zbulim të rëndësishëm luajti një rol të ndjeshëm edhe mjekësia italiane, pasi kanceri i melanomës vret 1500 vetë në vit.
mit/NOA