English

Turqi - Prokuroria Ndërmerr Një Hetim Për Ndjekjen Penale Kundër Drejtuesve Izraelit

ANKARA, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Prokurorët turkë ndërmorën një hetim për ndjekjen penale kundër drejtuesve të lartë izraelitë për shkak të sulmit izraelit kundër flotiljes me ndihma nisur drejt Rripit të Gazës ku humbën jetën nëntë shtetas turq, njoftoi sot shtypi turk. Nëse zyra e prokurorit Bakirkoy mbledh prova të mjaftueshme do të ngrihen akuza kundër kryeministrit, Benjamin Netanjahu, ministrit të Mbrojtjes, Ehud Barak dhe shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Gabi Ashkenazi, theksoi gazeta ''Today''s Zaman''. ''Drejtuesit do të shpallen fajtorë për vrasje, plagosje, pirateri dhe sulme kundër qytetarëve në ujrat ndërkombëtarë'', sipas gazetës. Gazeta nuk ka mundur të kontaktojë me përfaqësuesit e zyrës së prokurorit për konfirmimin e këtij informacioni./ /ec/
KOMENTE