English

Urgjent - Anija ''Rachel Corrie'' Refuzon Ndryshimin E Kursit Dhe I Drejtohet Gazës

GAZA, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Anija e mallrave ''Rachel Corrie'', që është ngarkuar me ndihma për Gazën, nuk iu bind urdhërave për ndryshimin e kursit drejt portit izraelit të Ashdodit dhe po i drejtohet Rripit të Gazës, njoftoi sot ushtria izraelite. Me 15 persona në bord, me kombësi irlandeze dhe malajziane, si edhe me 1 000 tonë ndihma, ''Rachel Corrie'' duhej të bënte pjesë në flotiljen humanitare që u ndalua të hënën nga Izraeli./ a.jor.
KOMENTE