English

Antidroga, dy vetë në pranga, mes tyre një ushtarak

Tiranë, 6 Qershor, NOA – Revanshi i policisë në luftën kundër krimit dhe narkotikëve ka hedhur në pranga mbrëmjen e të shtunës dy persona, njëri prej të cilëve ushtarak në profesion.

Të arrestuarit, ushtaraku 43 vjeçar Ndue Pjetër Lokthi me banim në Tiranë, dhe Artur Jonus Lita 23 vjeç banor i Kamzës, u arrestuan ndërsa po kalonin kthesën e Valiasit, me një automjet të tipit fugon.

Burime nga policia e Tiranës, thanë për agjencinë NOA, se të dyshuarit u ndaluan të shtunën vonë, në automjetin e tyre të drejtuar nga ushtaraku Lokthi dhe pas kontrollit të imtësishëm u gjetën në çantën e Artur Litës 1.158 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë, si dhe një pistoletë model 54 me shtatë fishekë.

Si provë materiale për hetimin e ngjarjes u sekuestruan sasia e drogës, automjeti pistoleta me fishekë, dhe dy celularë.

mit/NOA
KOMENTE