English

Arrestohet vjedhësi i minimarketeve

Tiranë, 6 Qershor, NOA – I dënuar dhe shpallur në kërkim për vjedhje nga gjykata e Durrësit, prej 11 janarit të këtij viti, një tjetër person, vjedhës minimarketesh, ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit mbrëmjen e të shtunës.

19 vjeçari Gerald Artur Zeneli i dënuar me dy muaj burg për vjedhje, dyshohet rishtas nga policia për vjedhjen e bar kafe “Postrubi” që ndodhet në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Burime nga policia tregojnë se dokumentacioni i përmbledhur kundër Zenelit përfshin vjedhjet e një minimarketi privat në rrugën “Irfan Tomini” e ndodhur në 26 nëntor të vitit të shkuar; vjedhjen e minimarketit “Tirana” në lagjen Selitë, vjedhjen e një dyqani ushqimor dhe të dyqanit të mishit “Arani”.

mit/NOA
KOMENTE