Axhenda Ndërkombëtare 6 Qershor 2010
---------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
NIKOZI - Papa Benedikti XVI përfundon sot në Qipro vizitën e parë në një vend të banuar kryesisht nga ortodoksë.
- Fjalim i shkurtër në orën 14:45 në aeroportin e Larnakës dhe nisja nga Qiproja në orën 15:15.
- Kthimi në Romë në orën 18:45.
TË TJERA
---------------
JERUSALEM/GAZA - Ndjekje e zhvillimeve pas marrjes nën kontroll pa dhunë të anijes irlandeze "Rachel Corrie", që do të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza.
ANKARA - Manifestim në orën 13:00 kundër Izraelit pas sulmit izraelit të 31 majit kundër një flotiljeje që transportonte ndihmë humanitare për Gazën dhe në të cilën humbën jetën nëntë aktivistë. Manifestimi organizohet veçanërisht nga OJQ-ja islamike turke IHH (Fondacioni për ndihmën humanitare), një nga organizatat kryesore të dërgimit me rrugë detare të ndihmës për Gazën dhe nga dy sindikata.
RABAT - Manifestim mbështetës për nëntë viktimat e sulmit të Marinës izraelite më 31 maj kundër një flotiljeje ndërkombëtare që dërgonte ndihmë humanitare për banorët e Gazës, me thirrjen e disa shoqatave propalestineze.
NJU ORLINS (SHBA) - BP dhe autoritetet amerikane vazhdojnë kontrollin e efikasitetit të aparatit në formë hinke që bën të mundur mbledhjen e një pjese nga shtresa e naftës në brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara.
JEDDAH - Organizata e Konferencë Islamique (OCI) zhvilloi një mbledhje të Komitetit të saj Ekzekutiv në nivel ministror lidhur me sulmin e përgjakshëm të ushtrisë izraelite kundër një flotiljeje të ndihmës humanitare për Gazën.
BERLIN - Kancelarja Angela Merkel mbledh ministrat në orën 11:45 për të vendosur lidhur me masat e rrepta ekonomike që duhet të merren për zvogëlimin e deficitit. Mbledhja do të vazhdojë edhe nesër.
VARSHAVË - Ceremonia e lumturimit të priftit katolik polak Jerzy Popieluszko, i vrarë përpara 25 vjetëve nga policia e regjimit komunist. Kjo është etapa e parë përpara shenjtërimit. Mesha zhvillohet jashtë dhe drejtohet nga peshkopi Angelo Amato, i dërguari i Papa Benediktit XVI.
LJUBLJANA - Rreth 1,7 milionë zgjedhës sllovenë vendosin me referendum nëse do ta pranojnë ose jo një marrëveshje arbitrazhi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes territoriale me Kroacinë që vazhdon që prej pavarësisë së dy vendeve, përpara 18 vjetëve. Hapja e qendrave të votimit në orën 05:00, mbyllja e votimit në orën 17:00 dhe vlerësimet e para në orën 18:30.
RIAD - Ministri francez i Mbrojtjes Herve Morin përfundon një vizitë dyditore në Arabinë Saudite, vend me të cilin Franca mban marrëdhënie në fushën e mbrojtjes.
/I.Pu.