Johanesburg, 6 qershor, NOA - Amnesty International pak para fillimit të Kampionatit Botëror të futbollit ka ngritur akuza të rënda kundër policisë në Afrikën e Jugut. Punonjësit e policisë dalin veçanërisht në zonat rreth stadiumeve duke vepruar në mënyrë të dhunshme kundër të pastrehëve, tregtarëve të rrugëve dhe emigrantëve, deklaroi organizata për të drejtat e njeriut.
Veprimet e policisë përfshijnë kontrollet, arrestimet arbitrare, keqtrajtimet, presionet si dhe shkatërrimin e shtëpive të paligjshme.
Policia duhet të jetë në një pozitë që të ushtrojë pushtetin e saj më formë të pranueshme sipas standardeve ndërkombëtare dhe të përshtatshme, thuhet më tej nga AI.
Afrika e Jugut po lufton me një kriminalitet të rëndë dhe aktualisht ka rreth 50 vrasje në ditë. Nga një operacion i policisë vitin e kaluar u vranë gjithsej 556 njerëz.
m.xh/NOA