Tiranë, 6 qershor, NOA – Ekonomi e pasigurt, asfiksim i biznesit dhe shtet i sëmurë nga borxhet. Këta janë termat e analizës ekonomike që specialistët e Partisë Socialiste bëjnë për zhvillimet e fundit në sektorin financiar. Nënsekretari për Programin në PS, Ervin Bushati, u shpreh sot në një konferencë se qeveria është e paqartë në lëvizjet saj dhe veprimet e pakoordinuara e rëndojnë krizën.
Sipas tij “thatësira financiare e detyron qeverinë të rrisë huamarrjen e brendshme në 856% larg normalitetit; kjo vetëm në 4 muajt e parë të 2010. Ky borxh i frikshëm është shenjë e qartë e panikut financiar dhe qeverisës që ka kapur zotin Berisha”.
Bushati shtoi se investimet private dhe kreditimi i biznesit bllokohen nga qeveria “ë asfikson ekonominë në vend. Shteti është “Borxhliu i Sëmurë”, që po infekton dhe sektorin privat në një kthesë të rrezikshme të ekonomisë sonë”
Bushati e paraqiti situatën alarmante duke ju referuar dhe shtyrjes së euroribondit. “Huamarrja e brendshme, nën vëmendjen e veçantë nga Banka Qendrore, ashtu si dhe shit-blerja e detyruar e “Hotel Dajtit”, tregon si për dëshpërimin e Ministrisë së Financave për para ashtu dhe për implikimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në “skema financiare piramidale” me kosto të larta për parametrat makroekonomik të vendit”, u shpreh Bushati.
m.xh/NOA