English

Bylisi mes polifonisë së rajonit, mbyllet festivali IV "Bylispolifonia"

Fier, 6 Qershor, NOA – Në qytetin antik të Bylisit, në Fier, është përmbyllur me sukses festivali i 4-t ndërkombëtar Bylispolifonia.

Djemtë e rinj të Progonatit, Zëri i bilbilave të Sarndës dhe grupi i Janinës ishin grupet më të duartrokitura të këtij festivali kushtuar muzikës polifonike në rajon.

Ky festival i mbajtur nga 3 deri në 5 qershor, nga Shoqata Kulturore Bylispolifonia, ngjiti në skenën antike shtatë grupe polifonike nga pesë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në ditët e festivalit performuan muzikën e tyre nëntë grupe nga Shqipëria, si dhe një grup nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Muzika polifonike aq e njohur në rajonin tonë përcolli një atmosferë të larmishme në qytetin antik, ku në fund të festivalit u zhvillua edhe një simpozium mbi polifoninë dhe ruajtjen e kësaj vlere folklorike shpirtërore të vendeve të ndryshme.

mit/NOA
KOMENTE