English

Dalin në modë martesat e organizuara nga sponsorët

Francë, 7 Qershor 2010 NOA - Në sajë të sponsorëve, në Francë mund të shpenzohet shumë pak madje më pak se gjysma e shpenzimeve normale dhe kjo në lidhje me një martesë dhe diçka e tillë mund të organizohet dhe në një kështjellë.

Ky trend vjen nga SHBA-ja dhe në të njëjtën mënyrë duhet thënë se është pëlqyer së tepërmi dhe nga francezët.

Mekanizimi i këtyre kompanive që ofrojnë shërbimet për martesa është tepër i thjeshtë pasi shumica e tyre janë online në internet ku çdokush mund ta vizitojë atë për të bërë kërkesën e tij.

Kështu shërbimet e tyre janë në formë këshillash që bëjnë të mundur uljen e ndjeshme të shpenzimeve, ku mund të përmendim adresimin në vendin e organizmit, rregullimin e lukut, zgjedhjen e ushqimit.

Dhe për t’u theksuar është fakti se janë dhe disa shërbime të cilat ofrohen falas nga këto kompani.

r.b/NOA

KOMENTE