English

Durres: Kushte Te Mira Atmosferike Dhe Detare

DURRES, 6 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Sot në rajonin detar të Durrësit do të mbizotëroje moti i mirë, ndërsa kushtet detare të favorshme mundësojnë lundrimin normal të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Katër tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, janë ankoruar njeri pas tjetrit në kalatat përkatëse që në orët e para të mëngjesit, ndërsa ka nisur lundrimet dy herë në ditë edhe katamarani San Gwan. Përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë do të vazhdojë edhe të dielën, thanë burimet. Që nga pasditja e kaluar, drejt zonës detare nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri, qëndrojnë në gjueti mbi 30 motopeshkatore të sektorit të peshkimit në portin e Durrësit. Era sot do të fryjë e lehtë nga perëndimi, duke ndikuar në përmiresimin e mëtejshëm të motit, ndërsa temperaturat e ajrit do të rriten gradualisht, përfunduan burimet e kapitenerisë së portit më të madh të vendit. /a.ke/
KOMENTE