English

Gates: Diplomacia Nuk Do Të Ketë Shumë Efekt Mbi Korenë E Veriut

SINGAPOR, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Përpjekjet diplomatike për të sanksionuar Korenë e Veriut pas mbytjes së një anijeje koreanojugore nuk do të kenë shumë efekt në një regjim që nuk shqetësohet as për botën e jashtme as për popullin, deklaroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates. "Për sa kohë që regjimi nuk do të shqetësohet për atë që mendon pjesa tjetër e botës, për sa kohë që nuk do të shqetësohet për të ardhmen e popullit të tij, nuk ka gjë tjetër për të bërë përveç për të përdorur forcën ushtarake'', theksoi Gates./ /ec/
KOMENTE