English

Greqi - Një Tërmet Me Magnitudë 4.5 Ballë Godet Në Afërsi Të Kretës

ATHINË, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi ndjeshëm orët e mesditës së sotme një rajon në veriperëndim të Kretës, në jug të Detit Egje, njoftoi pak më parë Instituti Gjeodinamik i Observatorit të Athinës. Deri tani nuk është raportuar për viktima dhe dëme të mëdha të shkaktuar nga tërmeti, që goditi qytetet e Heraklionit dhe Retimnonit, ku banorët braktisën menjëherë nga banesat e tyre dhe dolën në rrugë. Tërmeti ndodhi rreth orës 12:21 GMT dhe epiqendra e tij u regjistrua në det, në veriperëndim të Heraklionit, rreth 285 kilometra në juglindje të Athinës. Greqia është vendi evropian më i ekspozuar ndaj goditjeve sizmike të tokës, duke qenë se aty ndodhin rreth gjysma e tërmeteve të kontinentit./ /i.p/
KOMENTE