English

Hidhet nga maja e kullës së Pizës, vdes në sy të turistëve 31-vjeçarja italiane

Pisa, Itali, 6 Qershor 2010 NOA – Një grua ka gjetur vdekjen pasditen e sotme pasi në përpjekje vetëflijimi u hodh nga pika më e lartë e kullës së famshme të Pizës, raporton korrespondentja e agjencisë NOA e cila i referohet burimeve në vendngjarje.

Policia italiane konfirmoi ngjarjen dhe tha se ajo ndodhi në orën 15.00 të ditës së diel në sheshin “e Mrekullive” në Pisa, duke shkaktuar kaos në vendngjarje për shkak se një numër i madh turistësh panë ngjarjen drejtpërdrejt.

“Gruaja 31-vjeçare u konstatua të jetë hedhur nga unaza e shtatë e kullës së Pizës nga një lartësi prej 30 metrash”, konfirmoi policia.

Ishin prindërit e 31-vjeçares që dëshmuan për policinë se e ndjera ishte nisur në mëngjes për të shkuar në meshë, por në kishë nuk kishte mbërritur kurrë. Ajo i ishte drejtuar kullës së Pizës, me një qëllim, t’i jepte fund jetës.

Skundër pohuan familjarët, 31 vjeçarja prej kohësh paraqiste rëndim psikologjik duke përjetuar momente depresive, për shkaqe personale.

Deri në orën 15.00 kulla e Pizës mbeti e mbyllur për t’u rihapur më tej për turistët pasardhës ndërkohë që të mëparshmit mbetën të shokuar nga skena e frikshme.

p.s/r.n/NOA

KOMENTE