Milano, 6 Qershor NOA - Me sa duket presidenti i Interit Massimo Moratti, ka zgjedhur spanjollin Rafa benitez, si zëvendësuesin e Murinjos.
Tekniku i Liverpulit është lënë i lirë nga skuadra angleze dhe pikërisht në ditën e sotme pritet të ketë një takim midis tij dhe drejtuesve zikaltër në lidhje me transferimin e Bentiez në Milano.
Ka qenë dhe vetë Moratti i cili ka shprehur dëshirën e tij për spanjollin duke pohuar kontaktet midis klubit të tij dhe vetë Benitezin.
Tashmë mund të themi se ai është vetëm një hap larg Interit dhe një zyrtarizim i këtij lami pritet të vijë ditët në vazhdim.
r.b/NOA