Irak - Të Paktën Pesë Persona Të Vrarë Nga Atentatet Kamikaze
BAGDAD, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën katër policë dhe një civil u vranë sot nga atentate kamikaze në Bagdad, theksuan burime nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes.
Të paktën katër policë u vranë nga një kamikaz, i cili kishte vendosur makinën e tij me eksploziv pranë një rajoni policie në Amel, një lagje në jug të kryeqytetit.
Një civil u vra dhe një tjetër u plagos në lagjen Allawi nga shpërthimi i një bombe të vendosur poshtë një makine./
/ec/