English

Iran - Shirazi: Garda Revolucionare E Gatshme Të Shoqërojë Flotiljet Në Gaza

TEHERAN, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Garda Revolucionare e Iranit, ushtria ideologjike e regjimit iranian, është e gatshme të shoqërojë si eskortë për flotiljet me ndihma humanitare të destinuar drejt Gazës nëse Ajatollah Ali Khamenei jep urdhër për këtë, deklaroi sot një përfaqësues i liderit suprem të Iranit. "Forcat detare të Gardës Revolucionare janë plotësisht të gatshme të shoqërojnë flotiljet e lirisë dhe paqes që transportojnë ndihma humanitare që vijnë nga e gjithë bota për popullin e shtypur të Gazës", deklaroi Ali Shirazi, i cili përfaqëson liderin suprem në kryesinë e Gardës së Revolucionit, Pasdaran, sipas agjencisë së lajmeve Mehr. "Nëse lideri i respektuar i revolucionit jep urdhër për këtë, forcat tona detare të Gardës së Revolucionit do të marrin masat e nevojshme praktike për shoqërimin e flotiljeve drejt Gazës, me përdorimin e kapaciteteve dhe pajimeve që zotërojnë"./ /i.p/
KOMENTE