English

Juventus, në sulm për të “kapur” Krasiç

Torino, 6 Qershor 2010 NOA - Tashmë objektivi i Juventusit për sa i përket merkatos është bërë tepër i qartë dhe bëhet fjalë pikërisht për lojtarin e Cska së Moskës, Krasic. Mesfushori i krahut i klubit rus vlerësohet për një çmim prej 15 milion eurosh, ndërsa Juventus është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro.

Për të arritur një marrëveshje, e cila do të bënte të mundur transferimin e tij në Torino, ditën e sotme drejtori i përgjithshëm i bardhë e zinjve, Marotta ka udhëtuar për në Rusi.

Drejtuesit e Juventusit kërkojnë që këtë marrëveshje ta mbyllin para fillimit të botërorit 2010 dhe kjo pasi në qoftë se talenti rus do të nxirrte në pah lojën e tij atëherë vlera e lojtarit do të rritej.

r.b/NOA

KOMENTE