English

Kroaci, referendum për kufijtë me Adriatikun

Zagreb, 6 qershor, NOA – Kroacia do të zhvillojë referendum për marrëveshjen me Kroacinë në përcaktimin e kufijve ndërmjet Sllovenisë, dy ish-republikave jugosllave në veri të Adriatikut.

Referendumi pritet t’i mundësojë qeverisë mbështetjen popullore për marrëvehsjen e firmosur një vit më parë mes dy vendeve.

Hartimi i një marrëveshje dhe zgjidhja e problemit pa konflikte është një kërkesë e përsëritur e Bashkimit Europian dhe një kusht për integrimin e vendeve në BE. Marrëveshja Slloveni-Kroaci u arrit vitin e kaluar ndërmjet kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe kryeministrit slloven Borut Pahor.

Në paktin mes dy vendeve përcaktohet ngritja e një jurie të formuar nga pesë "arbitra" ndërkombëtarë.

m.xh/NOA

KOMENTE