English

Kryeministri Berisha Përshëndet Nisjen E Garës Së Makinave "Rally Albania 2010"

TIRANË, 6 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot ceremoninë e nisjes së garës së makinave "Rally Albania 2010", e dyta në Ballkan për nga madhësia dhe nga pjesëmarrja. Kryeministri e konsideroi këtë një ngjarje të madhe për Tiranën dhe Shqipërinë. "Një grup njerëzish që vijnë nga e gjithë bota do të garojnë në territoret e Shqipërisë, ku vetëm pak njerëz drejtojnë makinat në këtë mënyrë, pasi nuk kanë aftësitë, guximin dhe angazhimin tuaj për të zbuluar zonat më të largëta, por mbi të gjitha, për të zbuluar bukuritë e këtij vendi", tha Kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha i uroi pjesëmarrësve në këtë garë një turne madhështor në udhëtimin e tyre ekzaltues në Shqipëri. Gara e makinave "Rally Albania 2010" startoi sot nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, për të përshkuar më pas rrugët e Shqipërisë. Këtë vit marrin pjesë 260 garues nga 12 shtete: Itali, Greqi, Spanjë, Gjermani, Çeki, Sllovaki, Slloveni, Austri, Bullgari, Poloni, Zvicër dhe Shqipëri. "Rally Albania" do të përshkojë rrugët në 60 për qind të territorit të Shqipërisë dhe ndër garuesit do të ketë edhe pjesëmarrës me eksperiencë, që kanë konkurruar edhe në gara të tjera të këtij lloji nëpër botë. /a.ke/
KOMENTE