Tiranë, 7 Qershor 2010 NOA - Gradacela “Capital Gate” në Abu Dhabi është pranuar si më e pjerrëta në botë nga Libri Gines duke privuar kështu Kullën e Pizës.
Ky është vendimi i gjyqtarëve të Rekordeve Botërore Gines (Guinness World Record) kanë njoftuar sot mediet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kulla “Capital Gate”, ende në ndërtim e sipër nga Abu Dhabi National Exhibitions Company (ADNEC), 160 metra e lartë me 35 kate, është pjesë e një kompleksi ekspozitë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas presidentit të ADNEC, Bin Tahnonn Al Nahyan, ajo ka një pjerrësi prej rreth 18 gradë në perëndim,gati pese here me e pjerret se ajo E Pizes. Deri në katin e dymbëdhjetë kulla qëndron vertikalisht, më pas përkulet.
Ekuilibri i gradaçelës garantohet nga një skelet i brendshëm i përbërë nga 15 000 metra kub beton të përforcuar me mbi dhjetë mijë ton çeliku. Ndërtimi duhet të përfundojë brenda vitit dhe gradaçela e pjerrët do të ketë një hotel me pesë yje, përveç zyrave.a.k/NOA