Lindje E Mesme - Flotilje - Sarkozy "Ftesë" Netanyahut Të Pranojë Një Hetim
PARIS, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy i bëri thirrje, madje e ''ftoi" sot kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu të japë miratimin për ''një hetim të besueshëm dhe objektiv" lidhur me ndërhyrjen, siç e quajti Sakrozy, të komandove të marinës izraelite kundër "Flotiljes së Lirisë", hetim në të cilin Franca është shumë e gatshme të pjesë ''pjesëmarrëse'', njoftoi sot presidenca franceze përmes një deklarate për shtyp./
/i.p/