English

Mëhilli: Bllokmenë të PS-së, jeni në krizë të pashërueshme

Tiranë, 6 Qershor, NOA – Kriza morale e vetvetes e Edvin 2K dhe çetës së e bllokmenëve të rinj, që ende besojnë me cdo kusht si sharlatanë, si etërit e tyre barbarë se mund ta shndërrojnë në krizë të të gjithë shqiptarëve është një sirenë zie që nuk i jep asnjë shpresë shpëtimi krizës morale të bllokmeëve të rinj, dhe aq më pak të shndërrohet në krizë mbarëshqiptare.

Zëdhënësja e Partisë demokratike, Erla Mëhilli, i është përgjigjur deklaratave të sotme të nënsekretarit për programin e PS-së, Ervin Bushati, se Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike, me këto fjalë: “Këta shokë mjeranë nuk kuptojnë se në krizë të thellë janë sot ata dhe jo biznesi shqiptar, që në muajt e parë të këtij viti regjistroi 7500 biznese të reja, kundrejt 5300 që u regjistruan në katër muajt e parë të 2009-ës”, deklaroi Mëhilli, duke ironizuar se në krizë të thellë e të pashërueshme janë vetë bllokmenët e rinj, që sipas Mëhillit, urrejnë ekonominë e tregut të lirë.

Duke nënvizuar arritjet në ekonomi, zëdhënësja e PD-së, theksoi se në pesë muajt e parë të këtij viti janë shënuan rritje të eksporteve “Made in Albania” nga 11 miliardë lekë në pesë muajt e parë të 2009-ës, në 30 miliardë këtë vit, e cilësuar si rritja më e madhe në ekonominë e vendit dhe rritjen më të madhe në Europë.

“Ju, Edvin 2K dhe çeta e bllokmenëve të rinj jeni në krizë të rëndë psikike e morale, dhe jo bankat e krediti shqiptar që kanë pësuar një rritje prej 14 përqind të depozitave, duke rritur si asnjëherë më parë kredinë, me 8 përqind”, përfundoi deklaratën zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.

mit/NOA
KOMENTE