Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 6 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Express"
Javë e nxehtë - Gjatë këtyre ditëve pritet që tri partitë më të mëdha politike në vend të përballen me arrestimin e figurave të tyre. Express ka mësuar se EULEX po i heton të gjitha llojet e krimeve që kanë ndodhur këto 10 vjet. Përveç politikanëve, dosje në EULEX kanë edhe familjarët e tyre dhe njerëz të mediave.
Tituj të tjerë:
Loja e dyfishtë - Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të flasë edhe si pushtet edhe si pozitë. Kjo porosi, e destinuar në radhë të parë për PDK-në, u vulos të shtunën edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Anëtarët e këtij Këshilli u pajtuan që partia të shkojë drejt zgjedhjeve, të cilat duhet të përfundojnë deri më 30 nëntor.
Ligji i varfër - Nga 60 milionë euro, sa thuhej se kushtonte zbatimi i Ligjit të Punës, Qeveria e ka reduktuar atë në 1.8 milionë euro. Më në fund, ekzekutivi ka arritur që këtij ligji t'ia heqë të gjitha ngarkesat financiare.
Kriminelë dhe të krekosur - Të burgosur për krime të tmerrshme, por në Gjykatën e Hagës jetojnë në rehati dhe kushte shumë të mira.
Koment - Për cilat vlera?
Pa viza, 20 vjet pas komunizmit
"Koha Ditore"
Kreu i Qeverisë zotohet për mbështje të EULEX-it në hetimin e 111 zyrtarëve e ish-zyrtarëve të lartë - Thaçi: Ministrat pa imunitet nga arrestimi - Do të hetohen deri në fund. Të gjithë, të të gjitha profileve dhe të gjitha instancave zyrtare.
Tituj të tjerë:
LDK-ja, "opozitë" në Qeveri
Qytetarët e Serbisë nuk regjistrohen kur hyjnë në Kosovë
Qeveria pret nga Ligji i punës nxitje për investime të huaja
Ramush Haradinaj: Kriza në Kosovë po thellohet
Ende pa debat në Prizren për vendimin e Kushtetueses - Dy javë kanë mbetur deri në skadimin e afatit tremujor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për ndryshimin e ëmblemës komunale të Prizrenit, ndërkohë që Kuvendi Komunal ende nuk e ka zhvilluar asnjë debat, për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje të ndieshme.
"Bota Sot"
LDK nuk e hap debatin për prishje të koalicionit - Caktohet data e zgjedhjeve partiake
Tituj të tjerë:
Berisha: Idealet e mia janë vota e lirë e fjala e lirë - Kryeministri Berisha në Berlin
Thaçi: Do ta hetojmë çdo rast të korrupsionit
"Milionerët" e pasluftës të skenës politike - Prejardhja e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë
Kosova dhe panairet
"Zëri"
Beteja e Kosovës - Hakerët shqiptarë dhe ata serbë në betejën e tyre rreth pavarësisë së Kosovës sfidojnë aftësitë e tyre duke ngritur flamujt në faqet zyrtare të institucioneve
Tituj të tjerë:
Misionari i njohjes përmes qiellit - Xhejms Berisha ka shetitur nëpër 34 vende të botës me aeroplanin e tij privat, për të lobuar për njohjen e shtetit të Kosovës
Analiza - Për opsione të reja - Rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë, e sidomos zhvillimet e fundit në skenën politike kanë nxjerrë në sipërfaqe domosdonë e krijmit të subjekteve të reja politike.
LDK në udhëkryq - Me gjithë përpjekjet e lidershipit, tashmë në LDK është hapur debati rreth qëndrimit të mëtejshem në Qeveri.
"Kosova Sot"
Kryeministri kosovar mohon përzierjen e politikës në punën e drejtësisë - Kryeministri Thaçi tha se janë 111 raste të dyshimit të korrupsionit në të cilat dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të lartë, pushtetarë e qeveritarë të të gjitha niveleve që nga qershori i vitit 1999, por duke mos përmendur se a ka në mesin e tyre edhe ministra nga Qeveria e tij.
Tituj të tjerë:
Këshilli i përgjithshëm i LDK-së mbyllet pa spektaklin e pritur - LDK-ja cakton datën e zgjedhjeve partiake - Propozimi i kreut të Prishtinës, Isa Mustafa, për prishjen e koalicionit qeverisës nuk ka gjetur mbështetje në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.
Editoriali - Milionerët në vendin më të varfër - Politikanët e Kosovës mund të jenë më të pasurit e rajonit. /a.ke/