English

Poloni - Dekretohet Sërish Gjendja E Alarmit Nga Përmbytjet

VARSHAVË, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Një alarm tjetër për përmbytje u dekretua në Varshavë duke nisur që nga ora 11:00 GMT si pasojë e një mundësie tjetër për një përmbytje të dytë në Vistule, njoftuan autoritetet bashkiake. Bashkia u kërkoi banorëve të lagjeve përgjatë lumit të qendrojnë të gatshëm për ndonjë evakuim të mundshëm, ndërkohë që dhjetra mijëra persona u evakuan sot në jug dhe juglindje të vendit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit. "Zjarrëfikësit evakuan rreth 30 000 persona dhe disa evakuime të tjera u kryen nga policia dhe ushtria'', deklaroi Pawel Fratczak, zëdhënës i zjarrfikseve. ''Bilanci nga përmbytjet që goditën Poloninë që prej fillimit të muajit maj arriti deri në 22 të vdekur'', theksoi Fratczak. "Situata më e vështirë është në jug dhe juglindje të Polonisë. Digat janë lëshuar në disa rrugë në Vistuale duke përmbytur sërish terrenet tashmë nën ujë'', theksoi ai./ /ec/
KOMENTE