English

Ps-Bushati: Parashikimet Mbi Të Ardhurat Fiskale, Jo Realiste

TIRANE, 6 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - Nënsekretari për programin në PS, Ervin Bushati, shprehu sot shqetesimin per rritjen e borxhit te brendshem, duke e cilesuar ate si larg normalitetit. Ne nje konference per shtyp, Bushatit deklaroi se "situata e fundit me shtyrjen drejt kalendave greke të Eurobondit prej 400 milionë euro, e rëndon stresin financiar të qeverisë prej shterimit të parasë në treg". Ai tha se "parashikimet e fundit të qeverisë mbi të ardhurat fiskale nuk janë realiste, kjo sipas Bankës Botërore". Sipas tij, "investimet publike nuk janë të menduara mirë dhe vështirë se nxjerrin fitimin e duhur për të mbuluar interesat e borxhit publik". /a.ke/
KOMENTE