Paris, 6 Qershor, NOA – Numri 2 i botës së tenisit, spanjolli Rafael Nadal fitoi sot trofeun e Roland Garrosë, në Paris duke mundur me tre sete në finale suedezin, Robin Soderling.
Në plot dy orë e 18 minuta lojë me përkatësisht 6-4, 6-2, 6-4, për secilin set, Nadal bën të vetin të pestin trofe të Roland Garrosë.
Duke shpresuar që të në turneun francez të vitit të ardhshëm të arrijë rekordin e Bjorn Borgut, me 6 tituj të fituar në Paris, Rafael Nadal me fitoren e sotme zëvendëson zviceranin Roxher Federer, në vendin e parë në listën ndërkombëtare ATP.
mit/NOA